Gør som tusindvis af andre bogelskere
Tilmeld dig nyhedsbrevet og få gode tilbud og inspiration til din næste læsning.
Ved tilmelding accepterer du vores persondatapolitik.Du kan altid afmelde dig igen.
Duke i lexuar poezitë e Jeton Kelmendit na duket se ndeshim tema e motive të shkruara edhe më parë, si ato nga e kaluara historike, nga përditshmëria, nga jeta intime, motive dashurie, ku frymëzohen edhe poetë të tjerë, por mënyra se si poetizon, se si i artikulon ky, është krejt personale. Unë kështu e kuptoj poezinë e tij, që është një prej formave të mundshme të leximit e të interpretimit. Poeti Jeton Kelmendi mpleks në një, dëshirat e veta me të atdheut. Në ndonjë poezi ma përkujton poetin Azem Shkreli, sidomos kur është fjala për kujdesin, respektin e maturinë e fjalës së shkruar: Edhe ky kërkon pedanterinë e fjalës e të mendimit, me një qëndrim prej poeti e intelektuali, se fjala e bukur dhe mendimi i qëlluar krijojnë art, krijojnë poezi, krijojnë të bukurën estetike: Prandaj hasim përafrime në shenja autobiografike me ato biografike të atdheut. Metaforat e tij janë tepër artistike, këtu e ka burimin e tërë bukuria e poezisë. Bukuria e bukurive. Prof. Dr. Xhavit Aliçkaj kritik letrar
Tilmeld dig nyhedsbrevet og få gode tilbud og inspiration til din næste læsning.
Ved tilmelding accepterer du vores persondatapolitik.