Bag om Shkendijat Magjepse Te Shpirtit
Janë krijuar klube letrare gjithandej nëpër Evropë e gjetiu, që kultivojnë këtë trajtë shumë të veçantë dhe aq tërheqëse në gjuhët e tyre amtare. Në këtë kontekst po përmendim portalin në internet WHA - 'World Haiku Association' (Asociacioni i Haikut Botëror), në të cilin janë përfshirë edhe poetët shqiptarë me vjershat e tyre në shqip dhe në anglisht. Kështu, është skalitur mendimi se "vetëm mendjelehtit e gjorë refuzojnë të ndikohen nga letërsia dhe poezia". Poeti amerikan Carl Sandburg konstatonte se "Poezia është një jehonë që e pyet hijen të vallëzojë".
Gjendja poetike e doktor Xhemil Bytyçit gjithnjë është e preokupuar me vështrime, vrojtime, meditime dhe gjykime të urta, duke mos shpikur konkludime me porosi arbitrare. Jean Cocteau do të thoshte, "Poeti nuk shpik - ai vrojton", andaj Bytyçi nuk sajon, ai vetëm shfaq fuqishëm shqetësimet dhe çastet e zhgënjimit të thellë:
Përplasja veten
Në botën e rreme
Mes njerëzve kameleonë.
Vis mere